Gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 521 kundërvajtje në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, në lidhje me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u ballafaquar me kovid-19.
