Djali 6 muajsh i Nazuf Zaimovskit nga sot është bërë me certifikatë të lindjes të Maqedonisë së Veriut. Dje përmes TV21 ai u ankua se me javë po përpiqej që fëmijën e tij të lindur në Itali ta regjistrojë në Librat Amë të Maqedonisë, por nuk po ia arrinte dot për shkak se nga Drejtoria për Librat Amë i kërkonin certifikatë origjinale të lindjes, duke thënë se ajo që kishte ishte vërtetim për lindje, ndërsa Zaimovski pohonte se autoritetet italiane nuk mund t’i siguronin dokument tjetër.
Këtë për TV21 e konfirmon vetë drejtori i Drejtorisë për udhëheqjen e Librave Amë, Bujar Dardhishta, i cili thotë se: “Personi në fjalë në fillim ka parashtruar kërkesë për të regjistruar femijën, prej dokumentave që i ka munguar ka qenë certifikata internacionale e lindjes, kurse ka dorezuar vërtetim të lindjes. Kushdo dhe kudo që lind pajiset me certifikatë të lindjes prej vendit ku lind”.

Dardhishta më tej pohon se certifikata është nxjerrë pas kompletimit të dokumentacionit.
“Personi në fjalë pasi ka kompletuar dokumentacionin përkatës, respektivisht më datë 29.12.2020 ka parashtruar kërkesë tek institucioni ynë dhe sot më datë 31.12.2020 certifikata e lindjes është gati për ta tërhequr parashtruesi i kërkesës”, shprehet Dardhishta, i cili duke uruar 2021-shin, siguron se në Drejtorinë për Udhëheqjen e librave Amë nuk do të mohoet asnjë e drejtë e garantuan për qytetarët.

Më poshtë ndiqeni kronikën që TV21 e transmetoi dje.
