Deputetja e deritanishme e Bashkimit Demokratik për Integrim, shprehu pakënaqësitë e saj me partinë në të cilën ishte aktiviste deri më tash. Ajo kërkoi reforma të menjëhershme përbrenda kësaj partie, në të kundërtën ajo pretendon të largohet nga ky subjekt politik ku kontribuoi vite me radhë.
Sipas saj, situata ka eskaluar deri në atë masë sa që vërtet më nuk ka bashkëpunim të sinqertë me disa nga drejtuesit e partisë, e për këtë është në dijeni është edhe kryesia e partisë. “Unë për vendimin tim e kam njoftuar kryetarin e partisë, ai e din se situata në parti seriozisht ka eskaluar, dhe mendoj se shansi për të bërë reformën tash më ka nisur të harxhohet, ose reformat të menjëhershme ose alternative të tjera, nuk e përjashtoj faktin që un personalisht të largohem nga BDI”, deklaroi Mehmeti.
Ajo kërkoi nga mediumet që të informojnë se ajo po largohet nga BDI, mirëpo nuk pranoi ta thotë para kamerave, edhe pse gazetarët tentuan disa herë me pyetje nga të cilat merrnin tjera përgjigje. “Lirisht mundeni te spekuloni se Ermira po shkon prej BDI, por un nuk do e them personalisht”, tha Mehmeti.
Nga kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim morëm përgjigje të ndryshme. Bujar Osmani na tha se nuk është në dijeni në lidhje më këtë çështje. Ndërsa, Nevzat Bejta tha se kjo situatë është shumë demokratike dhe se BDI nuk mban askënd me zor. Ai kërkoi që të gjithë ata aktivistë që largohen të japin llogari se çfarë kanë bërë gjatë bashkë qeverisjes.“Nëse është e vërtet se Ermira Mehmeti është larguar , është pjesë e demokracisë, lirisë, barazisë dhe drejtësisë, dhe na nuk e ndalim asnjë, edhe asnjë nuk e lutim e me zor nuk e mbajmë, po përpara se të largohen ata nga strukturat e BDI-së duhet të japin llogari për periudhën e shkuar gjer sa kanë qenë, se çfarë kanë bërë për shoqërinë shqiptare dhe tjerët të cilët jetojnë në Maqedoni”, theksoi Bejta.
Ermira Mehmeti nuk është e vetmja zyrtare e BDI-së që si duket po ia kthen shpinën kësaj partie. Edhe më herët ka pasur largime nga ky subjek,t kurse sipas deputetes Mehmeti, së shpejti do të ketë edhe raste të tjera të largimit, me që aktiviteti i partisë nuk po përçon zërin e aktivistëve.
Besian Leka
