SHPALLET EPIDEMI E FRUTHIT NË GJITHË VENDIN, FËMIJËT E PA VAKSINUAR NUK DO TË PRANOHEN NË ÇERDHE

TË FUNDIT

Komisioni për sëmundje infektive shpalli epideminë e fruthit në gjithë territorin e vendit. Vlladimir Mikiq nga Komisioni për sëmundje infektive informoi se shpallja e epidemisë ishte e pashmangshme pasi paraprakisht  veç më në 6 qendra shëndetësore ishte shpallur epidemi.

Përveç asaj në 20 qytete tjera janë regjistruar raste të infektimit me fruth. Gjithashtu brenda javës janë regjistruar 161 raste të fruthit, shumica prej tyre në Shkup.

“Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë mbajti takim në të cilin u shqyrtua situata aktuale në lidhje me fruthin dhe shpërndarjen e saj edhe në qytete tjera. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për sëmundje me rrezik të lartë, mundësinë për forma të rënda të sëmundjes që çojnë deri në vdekje, Komisioni së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë mori vendim që të shpallet epidemi në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, potencoi Vlladimir Mikiq, nga Komisioni për sëmundje infektive.

Vlladimir Mikiq nga Komisioni për sëmundje infektive tha se shpallja e epidemisë bëhet me qëllim që të zbatohen masa shtesë kundër fruthit, të parandalohet shpërndarja e mëtutjeshme, të ulët numri i infektuarve të tjerë dhe të parandalohet format e ndryshme të rënda të kësaj sëmundje. Ndër masat e parapara është që secili i punësuar në qendrat shëndetësore të vaksinohet me dy doza të vaksinës MRP, e njëjta  vlen edhe për të gjithë studentët e mjekësisë dhe nxënësit e shkollave të mesme të mjekësisë të cilët ndjekin pjesën praktike nëpër qendrat shëndetësore. Gjithashtu edhe mësimdhënësit edhe edukatoret do të kontrollohen  për gjendjen e vaksinimit.

“Njëra nga masat siç thamë është ndalesë për frekuentimi i fëmijëve të pa vaksinuar në çerdhe. Masa e dytë që është propozuar është që të ulet mosha e vaksinimit, pra nga 12 muaj në 6 muaj sepse numri më i madh pothuajse 100 fëmijë të prekur janë nën moshë 6 muajsh dhe ato janë grupi më e rrezikuar për forma të rëndë të sëmundjes. Komisioni ka sjell vendim që të rritet edhe mosha për vaksinimin tek personat e rritur ashtu që  çdo person mbi 14  vjet do të mund lirisht të vaksinohet në qendrat e Institutit për Shëndet Publik, pra nga mosha 14-60 vjet”, tha Vlladimir Mikiq, nga Komisioni për sëmundje infektive.

Pasi arsimi fillor dhe ai i mesëm në vendin është i obligueshme, Komisioni dhe ministria e Shëndetësisë nuk mund t’i ndalojë nxënësit të shkojnë në shkollë.

Ndryshe më të prekur nga fruthi janë fëmijët nën moshën 5-vjeçare. 70 prej tyre janë të hospitalizuar. 55 në Klinikën infektive dhe 15 në Klinikën e Pediatrisë.

Epidemi e fruthit është shpallur edhe në Shqipëri, Bullgari, Serbi dhe Greqi.

Përgatiti: Valmira Zendeli