Me arritjen e marrëveshjes me Bullgarinë për fqinjësi të mirë dhe me arritjen e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit Maqedonia I ka hapur rrugët drejtë Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov tha se vendi nuk është I gatshëm që menjëherë të bëhet anëtare e BE-së por është e gatshme që të fillojë rrugëtimin e saj drejt strukturave euroatlantike. Ai tha se vendi lufton më kohë dhe se duhet gjërat të përshpejtohen sepse të rinjtë çdo ditë po humbin durimin dhe po kërkojnë zgjidhje jashtë vendit të tyre. Zv/kryeministri Bujar Osmani tha se BE është alternative e vetme e vendit dhe nëse vendi nuk merr datë për bisedime me BE kjo do të rritë pakënaqësinë në të gjitha nivelet në shoqëri dhe do të jetë një dështim për politikanët pro evropian. Ndërsa euroambasadori Samuel Zhbogar theksoi se vendi e ka të domosdoshme të vazhdojë me reformat dhe se qëllimi i Maqedonisë nuk duhet të jetë anëtarësimin në BE por Evropën ta sjellim këtu.
“Në Maqedoninë e Veriut vendimi për hapjen e bisedimeve janë rrugës ashtu siç dëgjuam deri tani, por më duhet të them se rrugëtimi për në BE tanimë ka filluar me procesin e skriningut. Ky proces do ta shkurtojë kohën kur negociata zyrtare do të fillojnë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duan t’i bashkohen BE sepse edhe ato duan të njëjtat standarde të jetës dhe vlerave që janë dëshmi të shteteve anëtare të BE-së. Nuk është çështja të hymë ne BE çështja është të sjellim BE këtu”, deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar.
