Kënga u publikua me videoklip
Komediani dhe këngëtari i njohur, Bes Kallaku dhe këngëtarja Fatima Ymeri pak më parë publikuan projektin e tyre.
Kënga titullohet “Si rrush”, të cilën dyshja e publikuan me videoklip, shkruan rtv21.tv
Tekstin e këngës “Si rrush” e kanë shkruar Edlir Begolli dhe Bes Kallaku, për muzikën është kujdesur Edlir Begolli, ndërsa videoklipi është bërë nga Pro Video.
Kënga është ritmike dhe pritet të shihet nëse do të pëlqehet nga publiku./21Media
.
