Në seancën e sotme për rastin “Reket”, ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Katica Janeva e quajti absurd faktin se i Zoran Milevski i njohur si ‘Kiçeec’ gjendet në liri edhe pse ka aktgjykim, ndërsa ajo është në paraburgim pa dëshmi.
“Milevski doli nga paraburgimi dhe kjo nuk konsiderohet si keqpërdorim i këtiji rasti, ndërsa unë pas asnjë dëshmi tashmë 9 muaj jam në paraburgim” tha Janeva e cila vlerëson se është absurde akuza që i bëhet se i ka tejkaluar kompetencat e saj për ndryshimin e masës paraburgim në paraburgim shtëpiak për të akuzuarit e lëndës “Perandoria”. Shtoi se të gjitha veprimet si kryeprokurore e Speciales i ka bërë sipas ligjit./TV21
