84 persona në vend kanë shkelur orën policore, 67 janë arrestuar

TË FUNDIT

Ministria е Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të kaluara, në mbarë vendin 84 persona nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, pas së cilës 67 persona janë privuar nga liria, ndërsa personave të tjerë u janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura. Po ashtu, sipas të dhënave  të MPB-së, në 24 orët e kaluara 31 personave u janë  dhënë vendime për izolim dhe 43 persona nënshkruan deklarata të izolimit. Policët kanë kryer kontrolle të njerëzve në izolim dhe vet izolimi dhe nuk janë evidentuar persona që nuk  kanë respektuar masën e izolimit dhe vetë-izolimit.