Një maqedonas vaksinohet kundër Kovid-19 do të vaksinohen rreth 1000 persona me këtë vaksinë

TË FUNDIT

Para dy javëve është paraqitur me vetë dëshirë si vullnetar dhe pas disa ditëve e kanë thirrur për tu vaksinuar kundër korona virusit. Maqedonasi Branko Andreevski punon si taksist në Angli dhe kështu ka arritur deri te informacioni rreth testimit të kësaj vaksine. Thotë se njëjtë si të gjithë vaksinat tjera, edhe këtë vaksinë e ka marrë në krah.

“Jam vaksinuar javën e kaluar më 29 prill. Më pas vijuan disa kontrolle mjekësore dhe testime. Çdo ditë përgatitet ditarë elektronik për gjendjen e përditshme shëndetësore. Nuk kam asnjëfarë pasojash shëndetësore dhe ndjehem mirë, ndërsa nuk kam ndryshime as në jetën e përditshme”, tha Branko Andreevski, taksist në Londër.

Andreevski theksoi se në këtë fazë të parë ku testohet vaksina kundër korona virusit, do të vaksinohen rreth 1000 vullnetarë të moshës prej 18 deri në 55 vjeçe.

“Idenë që të vaksinohem e kam marrë nga disa biseda të rastësishme me hulumtues që punojnë në gjetjen e vaksinës dhe pa u menduar vendosa me vetë dëshirë të paraqitem për test vaksinën”, tha Branko Andreevski, taksist në Londër.

Sipas informacioneve të Andreevskit, personat më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kyçen në fazën e ardhshme për vaksinim me test vaksinën e shkencëtareve të Universitetit të Oksfordit.