600 denoncime për defekte brenda një dite. Mbrëmë nuk kishte ngrohje qendrore për shkak të temperaturave të larta

TË FUNDIT

Kjo është një prej ndërtesave prej ku kanë denoncuar deri tek EMV se gjatë ditës së djeshme radiatorët i kishin të ftohtë. Sot në mëngjes ekipet e tyre kanë ndërhyrë dhe ky objekt nesër do të ketë ngrohje.

Gjatë ditës së djeshme janë denoncuar rreth 600 defekte. Numri më i madh kanë të bëjnë me rrjedhjen e instalimeve të brendshme, por ka edhe denoncime për radiatorë të ftohtë. Ata që kanë rrjedhje, janë me prioritet, për shkak se mund t’u dëmtohen shtëpitë, ndërsa intervenimet bëhen sipas parimit kush ka denoncuar i pari.

Arsyeja për radiatorët e ftohtë, sipasndihmës drejtoreshës për prodhimtari në EMV Aleksandra Marojeviq,  janë defektet e nënstacioneve të ngrohtoreve edhe pse në periudhën para fillimit të sezonit të ngrohjes, nuk ka pasur defekte.

“Radiatorët e vakët në këtë periudhë por edhe në periudhën e ardhshëm nuk janë defekt, por shpërndarje racionale e energjisë ngrohëse sipas rregullave, me qëllim që brenda objekteve temperatura të arrijë 20 plus 1 gradë celsius. Si do të ulen temperaturat ashtu do të rritet vëllimi i energjisë së shpërndarë ngrohëse”, tha Aleksandra Marojeviq, ndihmës i drejtorit për Prodhimtari, SHA EMV.

Dje nuk u plotësuan kushtet për fillimin e sezonit, përkatësisht temperaturat ishin të larta, deri në 12 gradë andaj dje pasdite nuk ka pasur ngrohje qendrore, sqaron Marojeviq.

“Situata e djeshme kur ngrohtoret nuk filluan me punë, nuk është situatë e re, nuk ka arsye tjetër përveç rregullave për furnizim që i përmendëm. Rregullat e rrjeteve i zgjidhin situatat e këtilla. Kur të fillohet në mëngjes, sa është temperatura, kur do të fikin ngrohtoret, sa kohë do të qarkullojë uji i ngrohtë në sistemin, dhe kjo energji do të distribuohet deri tek amvisëritë”, shtoi Marojeviq.

Konsumatorët e këtij sistemi paguajnë për energji ngrohëse kur e njëjta shpërndahet deri te amvisëritë. Kur nuk ka shpërndarje, matësi nuk mat dhe ata nuk paguajnë. Nëse ka ngrohje, do të rritet temperatura, ndërsa dikush duhet ta paguajë këtë, shtoi Marojeviq. Ngrohtoret për momentin bëhen gati që të funksionojnë me derivatin alternativ, dizel, nëse mungon gazi, me qëllim që të mos ketë ndërprerje në procesin e furnizimit me energji ngrohëse.