53 të shëruar, 4 të vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19

TË FUNDIT

53 të shëruar, 4 të vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 53 pacientë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. 25 në Shkup, 13 në Kumanovë, 5 në Prilep, 4 në Manastir, 4 në Koçan, 1 në Strugë dhe 1 në Ohër raporton TV21.

Në 24 orët e fundit nga COVID-19 jetën e kanë humbur 4 persona. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në Klinikën për Sëmundje Infkektive në Shkup kanë ndërruar jetë 2 pacientë, një grua 58 vjeçare nga Zhelina e Tetovës e cila ishte pranuar në spital që nga 21 prilli në gjendje të rëndë, ndërsa viktima tjetër është një 81 vjeçare nga Kumanova e cila në Klinikë po mjekohej që nga 15 prilli. Që të dyja pacientet kanë qenë me shtypje të lartë të gjakut. Në Spitalin “8 shatori” ka vdekur një person nga Kumanova i moshës 47 vjeç, i hospitalizuar më 3 prill ndërsa për një kohë të gjatë ka qenë i vendosur në aparat respirator. Në Manastir po ashtu ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66 vjeç.

Sa i përket rasteve të reja, nga gjithsej 289 teste të bëra në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 13 raste të reja të infektuarish me koronavirus. 5 në Kumanovë, 4 në Shkup, 2 në Prilep dhe 2 në Tetovë. Numrri total i të prekurve në Maqedoni arrin në 1399 persona informojnë nga MSH./TV21