5 viktima, 164 raste të reja dhe 74 të shëruar nga COVID-19

TË FUNDIT

Pesë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit korona në Maqedoninë e Veriut. Tre prej tyre janë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një nga Resnja.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 164 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 1612 teste të bëra.

Në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, në Shën Nikollë 23, Dibër 18, Shtip 17, Kumanovë 12, Gostivar 9, Tetovë 6, Strugë 6, Kërçovë 6, Kavadar 2, Probishtip 2 dhe nga 1 rast i ri në qytetet Prilep, Manastir, Demir Hisar dhe Resnjë.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 74 pacientë të shëruar. 42 nga Shkupi, 7 nga Shtipi, 7 nga Resnja, 6 Ohër, 4 nga Struga, 3 nga Kavadari, 2 nga Shën Nikolla dhe nga një i shëruar në Tetovë, Veles dhe Negotinë.

Për momentin numri total i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 3704 të infektuar. Që nga fillimi i epidemisë nga virusi janë prekur 8789 persona, prej të cilëve 4676 janë shëruar ndërsa 406 kanë ndërruar jetë./TV21