5 gabimet që i bëni gjatë grimit

TË FUNDIT

Grimi shpesh herë përdoret për të mbuluar defektet si aknet apo dhe rrudhat.

Por aplikimi në mënyrën e gabuar mund të na kthejë efektin e kundërt. Ja se si ti eliminoni.

-Qerpikët e rrafshët ose të rëna Nëse aplikojmë rimel në qerpik të tillë nuk do të keni një rezultat të mirë. Përdorni kthyesin e qerpikëve për rreth 15 sekonda në secilën anë. Kjo do ju japi një pamje më rinore.
-Përdorimi i një pudre të gabuar për llojin tuaj të lëkurës Nëse pudra juaj është jo e përshtatshme për lëkurën ajo do të dukët shëmtuar dhe po ashtu do ju japi pamjen sikur mund të keni rrudha ose duke ju theksuar më shumë ato që keni.
-Përdorimi i shumë ngjyrave në sy Shumë ngjyra do të rëndojnë syrin tuaj dhe do të dukët si një rrëmujë. Mundohuni të përdorni jo më shumë se dy ngjyra, për një pamje më rinore.
-Vetulla me ngjyrë jo të duhur Vetullat janë korniza e fytyrës tone dhe duhet që forma po ashtu dhe ngjyra te jenë të përshtatshme me ngjyrën e flokëve.
-Mos përdorimi i hidratuesit Nëse neglizhoni përdorimin e hidratuesi lëkura do të jetë e thatë dhe pa jetë. Pos kësaj make upi në një lëkurë të thatë do të dukët shëmtuar.