Osman Fırat i cili është rreshter ekspert 47-vjeçar dhe kishte mbetur nën rrënoja nga tërmetet me qendër Kahramanmarash në jug të Turqisë, u shpëtua i gjallë nga ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit të Policisë (PAK) 104 orë pas tërmetit, raporton Anadolu.
Kahramanmaraş’ta yıkıntıların arasından çıkarılırken Bakara Suresi’nin "Amenerrasulü" diye başlayan son iki ayetini okuyan uzman çavuş Osman Fırat, 104 saat sonra kurtarıldı https://t.co/0JPUNZ8zqw pic.twitter.com/NK7NVxasEJ
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) February 10, 2023
Pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,66 ballë që prekën 10 provinca, ekipet e PAK-ut vazhdojnë punën e tyre në rrënojat e ndërtesave në vend.
Ekipet sot 104 orë pas tërmeteve kanë shpëtuar 47-vjeçarin Osman Fırat, i cili punonte si rreshter në Shırnak.
Fırat, të cilin ekipet po përpiqeshin ta nxirrnin nga rrënojat, mbajti dorën e punonjësve të ndihmës që po përpiqeshin ta qetësonin dhe këndoi dy ajetet e fundit të sures El-Bekare nga Kurani i Shenjtë.
I plagosur nga rrënojat, Fırat falënderoi ekipet e shpëtimit dhe më pas u dërgua në spital me ambulancë pas ndërhyrjes së parë në vendngjarje nga ekipet mjekësore.
