Koçoska: Ekonomia rritet për 4.3 për qind

TË FUNDIT

Ekonomia e Maqedonisë në tremujorin e dytë të vitit është rritur me 4.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, përcjell TV21. Sipas saj, rritja është nxitur nga investimet, eksportet dhe konsumi. Investimet bruto janë rritur për 16.5 për qind, ndërsa eksporti i mallrave dhe shërbimeve për 10.4 për qind. Rritje prej 21.9 për qind ka shënuar edhe ndërtimtaria. Dimitrieska-Koçoska theksoi se Maqedonia është ndër ekonomitë me rritjen më të lartë në Evropë, ndërsa inflacioni është ulur nga 4.8 për qind në maj në 2.3 për qind në korrik.

“Nëse e shikojmë të gjithë ecurinë, nga 1.6 për qind rritje në tremujorin e parë të vitit 2024, sot kemi arritur në 4.3 për qind. Edhe më e rëndësishme është se në të dhjetë tremujorët radhazi gjatë kësaj periudhe ekonomia ka shënuar rritje pozitive, ndërsa në pjesën më të madhe të kësaj periudhe normat kanë qenë rreth ose mbi 3 për qind. Kjo është thelbi i këtyre të dhënave. Nuk flasim për rritje në një tremujor të izoluar, por për vazhdimësi të rritjes ekonomike”, theksoi Gordana Dimitrieska-Koçoska – ministre e Financave .