Ymeri: Në videot propagandistike të Vetëvendosjes do të shihni edhe Abdixhikun duke sulmuar deputetët e tij

TË FUNDIT

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas paraqitjes së mbrëmshme të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në media, duke e akuzuar atë për shtrembërim të deklaratave të saj.

Ymeri ka thënë se në videot propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje pritet që tash e tutje të shfaqen edhe deklarata të Abdixhikut, të cilat, sipas saj, kanë për qëllim sulmin ndaj deputetëve të LDK-së.

Ajo ka mohuar se ka deklaruar se nuk respekton Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë apo Kuvendin e partisë, duke theksuar se vetë është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm.

“E para, ferizajasit nuk flasin me ‘s’nDi’… kush më njeh e di se si flas”, ka shkruar Ymeri, duke iu referuar mënyrës se si, sipas saj, janë paraqitur deklaratat e saj.