4 viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19, numri i të infektuarve në vend shkon në 10.617

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 119 raste të reja me Covid-19 nga 1325 testime të realizuara

Raste e reja janë 35 nga Shkupi, 17 nga Shtipi, 15 nga Kumanova, nga 8 raste në Kërçovë, Gostivari dhe Manastir, 5 në Demir Hisar, 4 raste në Tetovë, nga 3 të infektuar në Prilep, Strugë, Veles dhe Ohër, 2 në Kavada, dhe nga 1 rast në Kriva Pallankë, Resnjë, Koçan, Sveti Nikollë, Berovë,

Instituti për Shëndet Publik informon se janë shëruar 89 pacientë. Janë shënuar 4 viktima, prej të cilëve tre janë nga Shkupi të moshës 65, 66 dhe 73 vjeçe dhe një pacient nga Gostivari në moshën 72 vjeçe.

Që nga fillimi i epidemisë e deri më sot në vend janë diagnostikuar 10.617 persona pozitivë me Covid-19. Nga kjo shifër, 6020 janë shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 480 të infektuar.Raste aktive në vend janë 4117./TV21