36 shkolla kërkojnë mësim në banka shkollore, a do t’i kthehen shkollat e Kumanovës mësimit klasik?

TË FUNDIT

Interi gjunjëzoi Milanin

Emocione, gola, sherr, karton të kuq, por në fund triumfon Inter. Derbi i Milanos në Kupën e Italisë vishet zikaltër...

Kosnett: Marrëveshja e Washingtonit mbetet në fuqi

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim...

Donald Trump krijon zyrën e ish-presidentit në Florida

Donald Trump nuk është më president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk e ndalon atë të...

Thomas Tuchel do të zëvendësojë Lampardin

Thomas Tuchel është emëruar trajner i ri i Chelseat. Ai vjen në “Stamford Bridge” pas një periudhe dy vjeçare...

Biseda e parë telefonike Putin-Bajden

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden dhe homologu i tij rus, Vlladimir Putin, për herë të parë pas zgjedhjes së...

Shkollat që gravitojnë në komunat me shumë të infektuar me Covid-19 rrezikojnë që të mos mund të zhvillojnë mësim me prezencë fizike. Në Kumanovë të gjitha 21 shkollat kanë dorëzuar kërkesë në komunë, që nxnësit e të gjitha gjeneratave t’i kthejnë në klasa, mirëpo kërkesa mund t’u refuzohet për shkak të situatës epidemiologjike me virusin korona. Keru i Kumanovës Maksim Dimitrievski thotë se nga takimet që ka zhvilluar, prindërit janë të mendimit që nxënësit t’i kthehen mësimit klasik. Mirëpor ngelet në dorë të organeve më të larta, siç shprehet ai, që të sjellin vendim për shkollat e Kumanovës.

 “Në pajtueshmëri me dokumentacionin e dorëzuar, katër shkolla fillore do të punojnë me prezencë fizike, kurse 12 tjerat me mësim të kombinuar. Në arsimin e mesëm situate është më ndryshe, nga pesë shkolla të mesme, një shkollë e mesme do të punojë me prezencë fizike, tre me mësim të kombinuar, ndërsa një me mësim online. Në kuadër të kompetencave tona, ne do të sillemi në atë formë që do ta na rekomandojnë organet më të larta shtetërore”, theksoi Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.

E pyetëm ministren e re të Arsimit Milla Carovskën, se a ka mundësi që edhe Kumanova si komuna e dytë me më shumë të infektuar më Covid-19, sikurse Shkupi, të përjashtohet nga mundësia për mësim me prezencë fizike, përveç nxënësve deri në klasë të tretë. Carovska tha se këto vlerësime dhe konkluzione i bën komisioni qeveritar i formuar për këtë çështje.

 “Komisioni qeveritar i përbërë nga anëtarë të kabinetit të Presidentit, MASH, Ministrisë së Shëndetësisë, me përfaqësues nga KSI. Duke vlerësuar planin dhe gjendjen e asaj shkolle, komisioni vendos individualisht. Me siguri që shkollat më të ngarkuara, më të mëdha, të cilat kanë shumë nxënës paraqesin rrezik për të nisur mësim me prezencë fizike”, deklaroi Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Sot përfundon edhe afati për paraqitjen e shkollave në Ministrinë e Arsimit, për mësim me prezencë fizike. E deri në mesditë në zyrat e ministrisë kanë arritur 36 kërkesa për mësim nëpër banka shkollore për të gjitha gjeneratat. Mësim klasik kanë kërkuar 21 shkolla fillore dhe 15 shkolla të mesme.

TË NGJAJSHME