Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 313 sanksione, si pjesë e kontrolleve të intensifikuara në fushën e trafikut, të zbatuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç është informuar nga MPB-ja, 35 persona janë sanksionuar për ngasje pa leje drejtimi, 27 sanksione ka për automjete teknikisht të dëmtuara dhe të paregjistruara, 91 masa për automjete të parkuara në mënyrë jo të drejtë dhe 54 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
Nga MPB theksojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.
