30 të arrestuar për mosrespektim të orës policore, 81 shkelje për mosmbajtje të maskës

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit, mes datave 20 dhe 21 maj, 38 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, e prej tyre 30 janë arrestuar nga policia, informon Ministria për Punë të Brendshme.

Janë regjistruar 81 raste të mosmbajtjes së maskave për mbrojtje.

Në 24 orët e fundit MPB ka dhënë 210 vendime për izolim ndërsa 7 persona kanë firmosur deklaratë për vetëizolim. Gjatë kontrolleve të policisë për të parë respektimin e këtyre masave, është regjistruar vetëm një person që nuk e ka respektuar vendimin për izolim ose vetëizolim./TV21