Të paktën 30 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 17 janë lënduar gjatë shpërthimit të kamionit-cisternë për derivate, i cili ka transportuar benzinë në qytetin nigerian Agbor.
Sipas një dëshmitari, shpërthimi u shkaktua nga derdhja e derivateve. Ende nuk është i njohur shkaku i saktë për incidentin.
Shpërthimi shkaktoi zjarr, me ç’rast janë dëmtuar më shumë se 30 shtëpi në afërsi të pompës së benzinit. Po ashtu, tërësisht është shkatërruar edhe plantacioni me palma.
Të lënduarit kanë pësuar djegie serioze dhe janë dërguar në spital.
