Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të martohen këtë fundjavë?

TË FUNDIT

Në Portugali, por edhe më gjerë, mediat rozë nuk flasin për asgjë tjetër: martesa mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez duket se është më afër se kurrë.

Pas propozimit për martesë, i cili u bë më 12 gusht 2025, zërat e fundit sugjerojnë se çifti mund të kurorëzojë dashurinë e tyre brenda kësaj jave, më saktësisht mes të premtes dhe të shtunës. Vendndodhja e ceremonisë mbahet ende sekret, megjithëse sipas disa burimeve, dasma dhe festa do të zhvillohen pranë Lisbonës.

Gjatë një interviste me Piers Morgan, Cristiano Ronaldo kishte deklaruar se ceremonia e martesës do të mbahej pas Kampionatit Botëror, pa zbuluar datën apo vendin.

Fillimisht u përfol se dasma do të organizohej në Madeira, ishulli ku Ronaldo lindi në vitin 1985. Megjithatë, në orët e fundit është forcuar hipoteza se ceremonia mund të zhvillohet në Sintra, në vilën e famshme neogotike Quinta da Regaleira.

Këto spekulime u shtuan pasi institucioni që administron monumentin në Sintra nuk i mohoi zërat, duke u mjaftuar me një përgjigje: “No comment” (“Pa koment”). Ky qëndrim, siç ndodh shpesh, vetëm sa ka ushqyer më tej thashethemet për martesën e shumëpritur të çiftit.