Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini, ka komentuar rikthimin e tij në stolin e “Azzurrëve”. 61-vjeçari më parë e drejtoi Italinë nga viti 2018 deri në vitin 2023. Nën drejtimin e tij, Italia fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2020 dhe siguroi dy medalje të bronzta në Ligën e Kombeve (2020/21 dhe 2022/23).
“Tre vjet më parë pati një problem në mirëkuptimin mes Gravinës (ish-presidentit të Federatës Italiane të Futbollit) dhe meje. Më vjen shumë keq. Fanella e kombëtares ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për mua. Është si të jesh i dashuruar dhe ta humbasësh gruan që do. Tani, falë Malagos (presidentit të Federatës Italiane të Futbollit), fati më dha mundësinë ta korrigjoj atë. Takimi im i parë me tifozët? Do të përpiqem që skuadra të luajë aq mirë sa ata të më falin”, deklaroi Mancini në konferencën për media.
Mancini zëvendësoi Gennaro Gattuson në postin e përzgjedhësit të Italisë, pasi ky i fundit dha dorëheqje në maj, pas dështimit të kombëtares italiane për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.
