FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Argjentinës pas finales së Botërorit

TË FUNDIT

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka hapur gjatë ditës së djeshme procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve të kombëtares së Argjentinës për sulm fizik ndaj lojtarëve spanjollë menjëherë pas përfundimit të finales së fundit të Kupës së Botës.

Mesfushori argjentinas Leandro Paredes përballet me tri akuza për sulm fizik pas humbjes 1:0 ndaj Spanjës, pas vazhdimeve, në finalen e zhvilluar në Nju Xhersi.

Përveç Paredesit, procedurë disiplinore është hapur edhe ndaj mbrojtësit Nahuel Molina, si dhe ndaj ndihmësit të trajnerit Roberto Ayala.

Molina dhe sulmuesi Thiago Almada akuzohen gjithashtu për sjellje josportive, ndërsa e njëjta procedurë është nisur edhe ndaj futbollistit spanjoll Gavi.

Paralelisht, FIFA ka hapur procedurë disiplinore edhe ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës, për incidentin pas gjysmëfinales kundër Anglisë, kur futbollistët argjentinas pozuan në fushë me një pankartë ku shkruhej: “Ishujt Falkland janë argjentinas.”