27 viktima nga Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në periudhën kur vendi po kalon në valën e katërt të pandemisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 333 raste të reja nga 3.022 testime të realizuara.

Në të njëjtën periudhë, betejën me sëmundjen e kanë humbur 27 pacientë, kurse janë shëruar 367 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, janë realizuar 1.111.451 testime. Prej tyre, 169.202 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Janë shëruar 152.465 pacientë ndërkaq kanë vdekur 5.695 persona.

Raste aktive në vend janë 11.042./TV21