Në Strugë vë vitin 2022 ka pasur 260 zjarre, ndërsa paraprakisht në vitin 2021 ka pasur 280 deri 290 zjarre ka ku intervenuar njësia e zjarrfikësve.
Zjarret më të shumta janë në periudhën e vjeshtës, sidomos nëpër shtëpi dhe banesa dhe kjo vjen si pasoj e mospastrimit të oxhaqeve, thotë Feti Mazari, komandant i zjarrfikësve.
Ai bënë thirrje që qytetarët ti pastrojnë oxhaqet përpara fillimit të sezonit të dimrit.
“Pakujdesi, oxhaqe të pa pastruara dhe këtë disa herë e kam lëshuar në facebook internet si dokument që të pastrohen oxhaqet para se të vijë dimri, nga oxhaqet e pa pastruara kemi shumë zjarre dhe digjen shumë shtëpi e shumë banesa “, tha Feti Mazari, komandat i zjarrfikësve Strugë.
Në këtë pjesë të shtetit është vendosur një sistem i ri, antena me kamera ku sapo del tym ata japin alarm se ndonjë zjarr në këtë territor është aktivë dhe kjo siç thotë Mazari, ndihmon mjaftueshëm që të zjarrfikësit të intervenojnë me kohë për preventiv.
“Kemi në dy vende, një antenë ka 5 kamera dhe e kapin të gjithë rajonin, secilin fshat e kapin, kështu do të bëhet edhe në Librazhd, njëjte siç është tek ne”, shtoi Mazari.
Me 40 zjarrfikës, 4 kamionë kundër zjarreve dhe një veturë mbulohet i gjithë rajoni i Strugës.
