22 vjeçarja e dhunuar! Gjykata e Kërçovës solli vendim, sapo përfundoi seanca i akuzuari shkeli masat!

TË FUNDIT

Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin...

Kosovë, Avdullah Hoti kërkon debat publik me kundërshtarët

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili edhe është i nominuar për kryeministër nga LDK në zjgedhjet e 14...

Hoti: Vjosa Osmani dje ka mbyllur të ardhmen e saj politike

Kandidati për kryeminister nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti në emsionin “Argument Plus” në RTV21 komentoi edhe vendimn e...

Britania mbyll të gjitha korridoret e udhëtimit

Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për të “mbrojtur...

I dashuri turk i Genta Ismajlit bën tatuazh në trup shqiponjën

Një ndër çiftet më të komentuara është Genta Ismajli dhe Huseyin Usta. Që prej momentin që ata e bënë publike...

Në Gjykatën e Kërçovës, u mbajt seanca për rastin “ Dhunë në familje”.

Bëhet fjalë për 22 vjeçaren nga Kërcova e martuar në Luboten të Shkupit. Pas dy vitesh martesë ajo vendosi të ndahet pasi që nuk ka mundur ta përballojë më dhunën tek e cila ishte ushtruar dy vite radhazi. Dhuna dhe kërcënimet vazhduan edhe pasi ajo erdhi të gjej paqe tek shtëpia e prindërve të saj.

Gjykatësi Ismail Elezi gjykimin për këtë rast e kishte anuluar dy herë, ndërsa seanca e sotme u mbajt nën drejtimin e gjykatësit Dragan Minoski sepse gjykatësi Ismaili nuk mori pjesë për shkaqe shëndetësore. Në këtë seancë u soll vendim që të akuzuarit i ndalohet t’i afrohet viktimës, ndalesë për afrim 100 metra afër shtëpisë, ndalesë që ta komunikojë në telefon me viktimën dhe të afërmit e saj. Kjo masë vlen vetëm 6 muaj.

 “Sot në gjykatën e Kërçovës më datë 16.11.2020 në ora 10 e cila ishte anuluar më datë  02.11.2020 për dhunën në familje, ku në një seancë rreth dy orësh më në fund u vendosën masa ku dhunuesi në të ardhmen nuk do të mundet ti telefonojë as viktimës e as anëtarëve të viktimës, nuk do të mund tu afrohet viktimës dhe anëtarëve të viktimës edhe disa masa tjera që sigurojnë viktimën që në të ardhmen të jetë e lirë”, theksoi Arian Imeri –  avokat i viktimës.

Por i akuzuari sapo doli nga gjykata shkeli masat e vendosura nga gjykata.

Ai u drejtua për në banesën e viktimës duke e kërcënuar. TV21 qëndroi në shtëpinë e viktimës për të parë a ndjehej tanimë e sigurt, por duke qenë ne aty i akuzuari sërish ju afrua asaj dhe disa herë i telefonoi.

Në atë moment viktima telefoni policinë e Kërçovës, por ata intervenuan një orë pas thirrjes së saj ku edhe e kapën para oborrit të banesës. U diskutuan masat e gjykatës dhe sërish u la i lirë.

Për ironi të fatit sapo u lirua nga policia para banesës së saj ai para stacionit u kap nga një patrullë tjetër policore tek i cili u evidentuan një sërë shkeljes, vozitje pa leje, makinë të pa regjistruar etj, dhe pas dhënies së dëshmisë sërish u la i lirë!

TË NGJAJSHME