15 OJQ bëhen bashkë: Kërkojnë që çdo fëmijë të gëzojë të drejtën për edukim seksual

TË FUNDIT

Edukimi seksual do t’u ndihmojë të rinjve të fitojnë njohuri që të vlerësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Kështu mendojnë 15 organizata të shoqërisë civile, nënshkruese të Deklaratës “Me edukatë seksuale për një rini më të shëndetshme dhe më të sigurt”

Ata kërkuan nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës që çdo fëmijë në vend të jetë në gjendje të gëzojë të drejtën për edukim seksual.

“Mjekët amë janë këtu ku mund të bisedojnë për këto probleme, është burimi i duhur i informacionit ku mund ta marrin. Megjithatë patjetër të rinjtë duhet t’i edukojmë për të ngritur shëndetin  e tyre në një nivel më të lartë që të mund të bëhen partnerë me neve mjekët, që të mundemi së bashku ta sigurojmë shëndetin e tyre”, tha Katarina Stavriq – Qendra për Mjekësi Familjare.

“Flasim për të rinjtë që janë duke ardhur në periudhën e  adoleshencës dhe ku ndodhin ndryshime të papritura, në planet fizike, në planet psikologjike, ndodhin ndryshimet e hormoneve dhe ajo është situatë ku të rinjtë fillojnë të bëjnë diferencën, ku ndonjëri mund të vuajë ku i bëjnë vetes pyetje të shumta, çfarë po ndodh me mua. Nëse ne nuk ju japim informacione, ato do t’i marrin informacionet atje nga ku janë në dispozicioni e tyre, dhe një pjesë e madhe e atyre informacioneve, do të jenë dezinformata ose të bazuara në paragjykime siç ndodh me edukimin seksual”, theksoi Sllavica Gajdazis – Instituti për martesë, familje dhe alternativa.

 “Shumë është e rëndësishme të bëhet një sistem, ne si shoqatë e shohim në përgjithësi edukimin seksual ku mund të mbështetemi, ku mund të besojmë se ne do të marrim informacion nga ju, sepse fëmijët dhe të rinjtë do të marrin informacione saktë siç duhet,  bazuar në fakte, në atë që thotë shkenca dhe jo në ato që janë shkruar në rrjetet sociale”, tha Natasha Paviqeviq Stojmenovska – Shoqata e Punonjësve Social.

Katarina Stavriq gjithashtu tha se mjekët amë duhet t’i informojnë të rinjtë se si të mbrojnë shëndetin riprodhues seksual. Stavric ndau edhe të dhëna shqetësuese që tregojnë se të rinjtë nuk konsultohen me profesionistë shëndetësorë, por kërkojnë informacion aty ku është më i disponueshëm për ta, pra në rrjetet sociale dhe në biseda me miqtë.