14 viktima dhe 454 të infektuar me virusin korona

TË FUNDIT

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.019 testime të realizuara, 454 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 236 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq, 14 persona e kanë humbur betejën me Covid-19.