Gjatë ditës së djeshme, 19.02.2021 në territorin e Shkupit janë sanksionuar gjithsej 139 shoferë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Prej tyre, 8 sanksione janë për shkak të mosposedimit të patentës së shoferit, 31 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 2 sanksione për vozitje nën ndikim të alkoolit, 2 masa për ngasje të veturave teknikisht të parregullta, 5 për shkak të kalimit në semafor të kuq, 12 masa për shfrytëzim të celularit, 3 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 46 sanksione për parkim joadekuat.
Nga MPB kanë njoftuar se kontrollet do të vazhdojnë dhe bëjnë apel qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit./TV21
