44 raste të reja të shëruar nga Covid-19 janë regjistruar në Institutin për shëndet publik, prej të cilëve 5 janë në Shkup, 12 në Kumanovë, 9 në Prilep, 2 në Manastir, 1 në Kavadar dhe 2 në Negotinë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 292 persona dhe janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19 dhe atë në: Kumanovë-1, Prilep-3, Tetovë -3 dhe Manastir-1.
Ndërkohë që ministria e Shëndetësisë informon se në spitalin “8 shtatori”, ka ndërruar jetë një pacient i moshës 55 vjeçe, nga Prilepi i cili ishte hospitalizuar me 22 prill, ndërkohë që 13 ditë ka qenë i vendosur në aparatet për frymëmarrje. Në spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i hospitalizuar më 4 maj.
Ndryshe numri i përgjithshëm i të prekurve në vendin tonë nga Covid-19 arrin në 1539, numri i të shëruarve është 1057, ndërsa kanë ndërruar jetë 88 persona.
