114 vjet nga Kongresi i Manastirit/ Vizitorë nga mbarë Maqedonia vërshuan drejt Manastirit

TË FUNDIT

“Ndodhemi në shtëpinë e Alfabetit në Manastir ku sot festohet 114 vjetori i kongresit të Manastirit ku 114 vjet më parë shume delegatë dhe intelektual shqiptar u mblodhën për të themeluar alfabetin në gjuhën shqipe. Gjatë ditës ka pasur vizitor të shumtë të cilët për të vizituar dhe për të parë nga afër të gjithë dokumentet që gjendjen në këtë muze”

114 vjet më parë në Manastir u mblodhën intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet për të vendosur për standardizimin e alfabetit me të cilin do të shkruhej gjuha shqipe. Aktivitete të shumta kulturore po zhvillohen në vend.
Në Manastir festa e alfabetit ka filluar që me 11 nëntor, thotë drejtori i Muzeut të Alfabetit Zait Aliu.

“Bëmë një akademi kushtuar karrierës së bujshme të këngëtarit Mihajl Ciko ku në program artistik është Rudina Ciko , Shkëlzen Baftjari së bashku me maestro Zhani Ciko që është djali I Mihajl Cikos sonte vazhdojmë me ekspozitën e Valmir Azirit “- deklaroi Zait Aliu-drejtor i Muzut të Alfabetit Manastir.

Nxënës dhe mësues të shumtë vizituan këtë tempull ku janë themeluar shkronjat e para shqipe, por banoret nga Manastiri dhe Prilepit ndjehen të lënë pas dore.

Kemi ardhur për vizitë me rastin e ditës se Alfabetit sipas programit tonë mësimor që ta vizitojmë këtë muze dhe jemi të kënaqur. A jeni të lënë pas dore .Në një far mënyre edhe po”

“Në Maqedoni jemi lënë pas dore politika mirëpo mundohemi të mbijetojmë”

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Fatos Reka tha se qeveritë shqiptare duhet të kontribuojnë për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e kësaj shtëpie shumë të vlefshme.

“Do bëjmë përpjekjet maksimale që ky muze ky vend I shenjtë I alfabetit të gjuhës shqipe të marr dimensionin që I takon”- tha Fatos Reka – Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Festa e alfabetit u mbyll me ekspozitën e Valmir Azirit dhe koncertin e Ansamblit shqiptare të Shkupit.