Array

​Elton Deda drejtor artistik i Festivalit të 54-t të RTSH-së

Must Read

Qeveria e Kosovës formon Zyrë për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës sot vendosi të formojë Zyrë për mbështetjen e banorëve të Luginës së Preshevës, njofton...

Kryemadhi: Përballja me Kovid-19 në shkollat shqiptare kërkon masa konkrete, e jo propagandë të Qeverisë

Liderja e partisë së tretë më të madhe opozitare në Shqipëri, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi,...

Çmimet e derivateve të naftës mbesin të pandryshuara

mimet e derivateve të naftës mbeten të njëjta gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Do të rritet vetëm...
- Advertisement -

Radio Televizioni Publik Shqiptar, në kuadrin e Festivalit të 54-t në RTSH, me një spot televiziv ka ftuar këngëtarët, kompozitorët, autorët e teksteve të jenë pjesë e ngjarjes muzikore më të rëndësishme, e organizuar çdo fundvit, si në vitin e largët 1962 kur kënga e lehtë shqiptare nisi rrugën e saj në Radio Tirana.

Ne edicionin e 54-t të Festivalit, trampolina e Eurosongut, organizatorët ia kanë besuar detyrën e drejtorit artistik të Festivalit, kantautorit dhe muzikantit mjaft të njohur dhe të dashur nga publiku, Elton Deda. Këtë lajm e ka bëre me dije Eltoni, në një status në adresën e tij zyrtare në Facebook, duke e ndarë lajmin me miqtë e tij të shumtë, të cilët nuk kanë ngurruar ta shprehin pëlqimin lidhur me rolin e ri të tij në drejtimin e eventit më të rëndësishëm të muzikës në vend.

- Advertisement -

“Të dashur miq e kolege. Dua t’ju njoftoj se sivjet unë do të jem Drejtor Artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar!.

- Advertisement -

Sinqerisht e kam marrë si një sfidë dhe angazhim të madh profesional dhe së bashku me kontributin dhe mbështetjen tuaj do mundohem të jap maksimumin për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh.

Nuk kam qene dhe nuk do jem kurrë vegël e asnjë ndërhyrjeje apo miklimi monetar e shoqëror, përveçse skllavi i përjetshëm i muzikës së mirë e të ndershme. Sinqerisht, Ton Deda”, shkruan Elton Deda.

- Advertisement -

Elton Deda, djali i mjeshtrit dhe kompozitorit të madh, Ferdinand Deda, është edhe risia dhe surpriza e parë e edicionit të 54-t të Festivalit të Këngës në RTSH, festival, i cili në edicionin e kaluar u fitua nga këngëtarja e re e dhe e talentuar, Elhaida Dani, me këngën “Diell”, me muzikë nga Aldo Shllaku dhe tekstin e Viola Trebicka dhe Sokol Marsi.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës formon Zyrë për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës sot vendosi të formojë Zyrë për mbështetjen e banorëve të Luginës së Preshevës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kryemadhi: Përballja me Kovid-19 në shkollat shqiptare kërkon masa konkrete, e jo propagandë të Qeverisë

Liderja e partisë së tretë më të madhe opozitare në Shqipëri, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila me profesion është...

Çmimet e derivateve të naftës mbesin të pandryshuara

mimet e derivateve të naftës mbeten të njëjta gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Do të rritet vetëm çmimi i mazutit, vendosi sot...

Dita e parë e testimit të platformës kombëtare për mësim online, bie sistemi

Nxënësit e shkollave fillore i morën fjalëkalimet për adaptimin me platformën e re kombëtare për mësimin në distancë. Nga mëngjesi i sotëm...

Merkeli: Gjendja epidemiologjike në Gjermani është shqetësuese

Kancelarja gjermane Angela Merkel është e shqetësuar për situatën aktuale epidemiologjike në atë vend dhe paralajmëroi se në Gjermani trendi do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -