Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe me zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Përmes një statusi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se në të dy këto takime, ka theksuar rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy shteteve si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë shëndetësor.
Po ashtu Zemaj thekson se janë trajtuar edhe çështjet e forcimit të kapaciteteve reaguese ndaj Covid-19 për periudhën e ardhshme./21Media
