​Serbia shkel marrëveshjen, Kosova “proteston” ashpër (Video)

TË FUNDIT

Marrëveshja për sigurime kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila filloi të zbatohet nga kjo e mërkurë, po dëmton në masë të madhe imazhin e Republikës së Kosovës e cila tani njihet nga më shumë se 100 shtete dhe po dëmton qytetarët e Kosovës.

Makinat shtetërore të Kosovës me targa RKS detyrohen të paguajnë gjatë çdo hyrjeje në territorin e Serbisë një shumë prej 5 euro në ditë për t’u pajisur me tabela shtesë me mbishkrimin “Prova”. E për t’i ikur kësaj pagese tashmë shtetasit e Republikës së Kosovës kanë vërshuar qendrat e regjistrimit ne gjithë territorin e vendit.

Vetëm gjatë ditës së djeshme dhjetëra qytetarë kanë ndërruar tabelat nga RKS me ato KS, të cilat vazhdojnë te jenë valide, për shkak të Serbisë.

Shkronja e parë e tabelave të Kosovës (R) nga RKS, që ka domethënien Republikë e Kosovës, nga pala serbe nuk po njihet e për këtë qytetarët janë të detyruar t’i ndërrojnë tabelat me të hyrë në territorin e Serbisë me ato “proba”.

Millosh Vujoviq, qytetar serb nga Prishtina , i cili pranoi të flasë për “KosovaPress”, tregoi edhe arsyen pse ka vendos ti ndryshoj targat nga RK S në KS.

Ai po ashtu ka treguar arsyen pse nuk i leverdisin tabelat me RKS-në.

Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit të Kosovës në dialogun lidhur me kartonin e gjelbër, thotë se qytetarët kanë të drejtë të vendosin se cilat targa i duan. Kosova i ka dy palë targa. RKS dhe KS.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se nga 1 shtatori qeveria e Kosovës do t’i vendosë Serbisë reciprocitet për targat “proba”.

Ndryshe,Polica e Sigurimit TPL Plus është policë e cila mbulon dëmet ndaj palëve të treta jashtë territorit të Kosovës, si në Maqedoni, Shqipëri apo Serbi. Është një lloj kartoni i gjelbër, por për dallim mbulon shumë më pak territore