St Joseph’s e mundi Prishtinën me rezultat 2:0
Ëndrra e Prishtinës për ta vazhduar rrugën e kualifikimit në Ligën e Evropës mori fund sot, pas humbjes 2:0 ndaj ekipit të Gjibraltarit. St Joseph’s.
Në ndeshjen e zhvilluar në Victora Stadium, St Joseph’s e mundi 2:0 një Prishtinë që pothuajse gjithë pjesën e dytë luajti me dy futbollistë më pak, për shkak të kartonëve të kuq, në ndeshjen e kthimit të rundit preliminar dhe si rrjedhojë kalon në rrethin e parë kualifikues me rezultat të përgjithshëm 2:0 pas dy ndeshjeve, pasi ndeshja e parë në kryeqyteti e Kosovës kishte përfunduar baras 1:1.
Kapiteni Armend Dallku dhe Leotrim Bekteshi kontribuan në dështimin e bardhekaltërve, pasi u përjashtuar me kartonë të kuq në fillim të pjesës së dytë, pa gola.
Tre minuta brenda pjesës së dytë, Bekteshi e mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. Kapiteni Dallku, s’u pajtua me vendimin e gjyqtarit dhe protestoi në mënyrë të papranueshme dhe si pasojë u përjashtua direkt me karton të kuq.
Kjo ia lehtësoi punën dukshëm vendasve të St Joseph’s, që një çerek lojë para fundit e shënoi golin e epërsisë. Villar shënoi për 1:0 në minutën e 75-të. Vetëm pesë minuta më vonë, Juanfri e dyfishoi epërsinë dhe e dërgoi skuadrën e tij në rrethin e parë kualifikues.
Kjo ishte hera e katërt që Prishtina tentoi të arrijë sukses në këtë rrugëtim, por përsëri dështoi të arrijë rezultat të mirë.
.
