​Kosova dhe Shqipëria tentojnë t’i kthejnë shqiptarët e suksesshëm

TË FUNDIT

Studentët e rinj të cilët po studiojnë jashtë vendit, po nxiten që ata pas përfundimit t’i kthehen vendit, ku në këtë mënyrë do të mund të ndihmojnë tranzicionin e vendit.

Atyre iu bë thirrje që të aplikojnë në administratat shqiptare. Këta studiues profesional të diasporës pritet të ndihmojnë demokracinë e vendit dhe të bëhen pjesë integruese e shoqërisë në vendin ku jetojnë.

Kështu u tha në organizimin e sotshëm, ku edhe po shënohet dita e mërgimtarëve. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, Ministria e Diasporës, dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë Blendi Klosi, organizuan për të parën herë Forumin e krijimit të Unionit të studentëve të rinj të Diasporës.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se diaspora shqiptare është e mobilizuar dhe e organizuar për të ndihmuar lirinë e vendit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se ky rrjet është një potencial i rëndësishëm, dhe shkollimi i këtyre të rinjve është më se i rëndësishëm për vendin dhe se dija e tyre të kaloj edhe kufijtë e Kosovës.

Në këtë konferencë ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga Shqipëria, Blendi Klosi, tha se ky aktivitet të jetë fillimi i ngjarjeve të përbashkëta mes ministrisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në këtë organizim për forumin e krijimit të unionit të studentëve dhe të rinjve të diasporës, të pranishëm ishin edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ku për këta të rinj do të krijohen edhe aktivitetet tjera në vazhdim, por që nuk ka asgjë konkrete.