​Çifti shqiptar i dëbuar nga Italia mohon lidhjet me xhihadin

TË FUNDIT

Adrian dhe Jasmina Çollaku nga Kavaja është çifti i cili është dëbuar nga Italia pasi akuzohet se propogandonin për luftën e Shtetit Islamik.

Në dëshminë që kanë dhënë në polici ata kanë mohuar çdo lidhje me Shtetin Islamik dhe se nuk ndodheshin në Itali as për të propaganduar dhe as për të bërë veprime terroriste.

Duke mohuar lidhjet me terrorizimin çifti shqiptar e konsideron ndalimin e tyre një keqkuptim të drejtësisë italiane.

Por sipas policisë italiane të cilën citon media italiane aktivitetin propagandues ndaj xhihadit, çifti shqiptar e kryente jo aq nën internet se sa në takime e mbledhje private që në aparencë ngjanin me vizita mes të njohurish. 32 vjeçari konsiderohej një element potencialisht i rrezikshëm.

Ndërsa bashkëshortja e tij 23 vjeçare kishte pak kontakte me botën përreth e dilte përherë e mbuluar e vetëm për të marrë pjesë në takimet propaganduese.

Ndërkaq rasti i fundit i dëbimit të një emigranti që përkrahte ideologjinë e xhihadit është ai i një shqiptari nga Kosova. Mevai t Kokora mësohet se ka marrë pjesë dhe në një kamp stërvitjeje në Turqi, me qëllim largimin e mëvonshëm drejt Sirisë. Ai është ndaluar në një godinë të kultit islamik në Udine dhe është shoqëruar në Venecia për t’u deportuar më pas drejt Kosovës.