Zyberi premton që si kryeministër do të angazhohet për zgjidhjen e pabarazisë në sektorin privat

Must Read

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi...
- Advertisement -

Në shumë kompani vendore pjesëtarët e bashkësive më të vogla, ende nuk kanë mundësi të punësohen, respektivisht në numër të madh të ndërmarrjeve ende ekziston pabarazi dhe diskriminim, tha Naser Zyberi, kandidat i BDI-së për kryeministër, gjatë vizitës së tij të sotme në kompaninë “Montenegro” në Gostivar.

Ai me këtë rast tha se kjo do të jetë një ndër çështjet e shumta që ai si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut do t’i zgjidh.

- Advertisement -

“Derisa gjatë dy viteve të fundit barazia në sektorin publik dhe administratë është përmirësuar dukshëm, në sektorin privat ende jemi larg asaj që e quajmë mundësi të barabartë. Kur flas për barazi, nuk mendoj vetëm për shqiptarët, por edhe për turqit, boshnjakët dhe bashkësitë tjera më të vogla. Kjo nga shkaku pasi barazia nuk është vetëm domosdoshmëri për shoqërinë bashkëkohore, por ajo e përforcon ekonominë”, tha Zyberi.

Gjatë fjalimit të tij, kandidati i BDI-së për kryeministër, Naser Zyberi, tha se pasi të votohet për kryeministër, një nga iniciativat e tij të para do të jetë pikërisht barazia në sektorin privat.

- Advertisement -

“Për çdo punësim të ri, i cili do ta përmirësojë përfaqësimin e barabartë në kompani, shteti do të mbulojë 50 për qind nga kontributet sociale. Qëllimi i kësaj mase është t’i motivojmë pronarët e ndërmarrjeve që të rrisin barazinë në kompanitë e tyre dhe në të njejtën kohë të krijojnë një atmosferë të mundësive të barabarta”, tha Zyberi.

Përveç kësaj mase, Zyberi u shpreh se si kryeministër do të marrë vendim, me të cilën çdo kompani do të fitojë nga 1500 euro për çdo të punësuar të ri për herë të parë. Në mënyrë shtesë tha se që të rriten investimet, shteti kompanive të vogla dhe të mesme do t’u ndajë nga 5 deri 10 mijë euro furnizim të pajisjes së nevojshme./MIA

Sot isha per vizitë në Gostivar ku hasa në mikpritje të ngrohtë nga qytetarët e Gostivarit.Nga afër e përjetova…

Gepostet von Naser Ziberi am Samstag, 27. Juni 2020
- Advertisement -

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do t’i udhëheqë Lëvizja Besa do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi se deputetët opozitarë do t’i...

Kuvendi votoi ndryshimet Ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm

Me 61 vota  "pro", asnjë "kundër" dhe 28 "abstenime", Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor dhe me 61...

Parandalohet një incident i ri në Spitalin e Strumicës, pasi që një foshnje 9 muajsh ndërroi jetë

Pasditen e sotme rreth orës 16 në repartin për fëmijë pranë Spitalit të Strumicës ka ndërruar jetë një foshnje nëntë muajsh nga...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -