Banka Kombëtare e Zvicrës publikoi dymbëdhjetë dizajne për serinë e re të kartëmonedhave dhe nisi një anketë në të cilën publiku do t’i vlerësojë ato, përcjell TV21. Anketa zhvillohet nga data 13 gusht 2025 deri më 7 shtator 2025 dhe realizohet nga një kompani sondazhi. Dizajnet dhe anketa janë të disponueshme në www.newbanknoteseries.ch.
Banka Kombëtare e Zvicrës falënderon të gjithë dizajnerët që dorëzuan punimet e tyre dhe interpretuan temën e serisë së re të kartëmonedhave,
“Zvicra dhe lartësitë e saj”, në mënyra kaq të ndryshme dhe artistike.
Në fazën e parë të konkursit, dizajnet do të vlerësohen nga publiku dhe nga një bord këshillues i përbërë nga ekspertë të jashtëm. Gjashtë dizajnet më të mira do të kalojnë në fazën e dytë të konkursit, e cila do të përqendrohet në mundësitë e bashkëpunimit dhe aspektet tregtare. Banka Kombëtare e Zvicrës do të zgjedhë fituesin e konkursit të dizajnit dhe do ta shpallë vendimin e saj në fillim të vitit 2026.
Më shumë informacion mbi projektin e serisë së re të kartëmonedhave gjendet në faqen e internetit të Bankës Kombëtare të Zvicrës.
