Zvicra ka frikë nga mungesa e energjisë elektrike

TË FUNDIT

Zvicra, për shkak të krizës energjetike në botë, ka frikë nga ndërprerja e energjisë elektrike, ndërsa Komisioni Zviceran i Energjisë Elektrike (Elkom) paralajmëroi në qershor, jo për herë të parë, për rrezikun nga “errësimi”.

Vazhdon zgjerimi i burimeve të rinovueshme të energjisë, por është ende e paqartë se si Ministrja e Mjedisit Jetësor, Simoneta Somaruga do ta zbatojë zgjerimin e “energjisë elektrike të pastër” pasi ligji i dioksidit të karbonit (CO2) u refuzua në një referendum.

Për ta, problemi është se, për shembull, termocentralet diellore varen nga kushtet e motit, gjë që është një problem në dimër. Një problem tjetër është se konsumi i energjisë elektrike po rritet në planin afatgjatë, kryesisht për shkak të rritjes së numrit të makinave elektrike.

Është hapur edhe çështja se sa do të zgjerohen kapacitetet hidrike. Termocentralet e tjera ekzistuese bërthamore do të mbyllen në vitin 2034 dhe mund të mbyllen më herët për arsye teknike dhe ekonomike.

Megjithatë, një faktor i rëndësishëm është importi jo i besueshëm i energjisë elektrike nga jashtë. Vendet fqinje nuk janë gjithmonë të gatshme t’i japin Zvicrës energji elektrike.

Gjermania heq dorë nga energjia bërthamore dhe qymyri, ndërsa Austria nuk ka central elektrik bërthamor dhe është e varur nga importet. Pyetja është nëse Italia do të dërgojë në Zvicër nga termocentralet e saj bërthamore dhe nëse do të ketë nevojë për ato sasi për t’i mbuluar nevojat e saj.

Është vendimtare që Berni të lidhë marrëveshje energjetike me BE -në, në mënyrë që të mos ketë “errësim” në Zvicër. Raporti i Parlamentit Zviceran thotë se këtë dimër Zvicra mund të jetë pa energji elektrike për dy ditë. Autoritetet gjithashtu i dërguan një letër 30.000 kompanive duke i informuar ata se në rast të një ndërprerje të energjisë elektrike, kufizimet e furnizimit mund të zvogëlohen./MIA