Ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës përfundon me rezultatin 1:1.
Në “Letzigrund” në epërsi kaloi Kosova me Milot Rashicën, e pas shënimit të golit ai bëri edhe shqiponjën.
Por, nuk vonoi shumë dhe vendasit e barazuan rezultatin me Jordan Lutombo.
Në stadium ishin të pranishëm një numër i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë atje.
