Zv/ministri Luçi i dha “thikë pas shpine”? Zejdi: Nuk ka ndonjë peshë, ndoshta tash është atje ku është dashur të jetë

TË FUNDIT

Nuk ka ndonjë peshë që mund të hedhe ndonjë thikë, kështu tha mes tjerash deputeti Skender Rexhepi-Zjedi për zv/ministrin e Kulturës, Daim Luçi, për të cilin tha se pa asnjë arsyetim ka nisur të largohet nga ai. Rexhepi thotë se me propozimin personal të tij, Luçi është bërë zv/ministër, gjithashtu me propozimin e tij ka mbetur në atë post, edhe pas daljes së Alternativës nga Qeveria.

“Kam qenë pjesë e jetës së atij prej shkollës së mesme, në të gjitha mundësitë si një vëlla më i madh, i kam qëndruar afër. Në kohën e fundit e kam parë se fare, pa asnjë komunikim, është larguar, dmth duhet ta pyesni seriozisht atë, sepse asnjë vërejtje nuk e kam pasur unë ndaj atij, duhet ta pyesni atë se çfarë ka, edhe pe vërejtja ime ka qenë shumë serioze, sepse nuk erdhi në tubimin e llogaridhënies, sepse ishte jokorrekte, pavarësisht arsyetimeve çfarë janë, ai la një gjurmë te shumë njerëz, përfshi edhe te unë, me një njeri që e ke mbajtur afër gjithmonë dhe nuk të vjen aty kur është çështja më e rëndësishme”, tha Zejdi.

Rexhepi ka potencuar se në cilin tabor është aktualisht Luçi, tha se ai është atje ku ndoshta është dashur të jetë.

“Ndoshta e kam ndonjëherë bindjen që tash është atje ku është dashur të jetë shumë më herët, por megjithatë afërsia emotive e ka bërë të veten”, pohoi Zjedi.