Zoran Milevski – Kiçeec, i cili po vuan dënimin me burg për rastin “Reket” në burgun e Strugës, sipas burimeve spitalore, është një nga pjesëmarrësit në aksidentin që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, një person ka humbur jetën dhe 7 të tjerë janë lëndur, 4 prej të cilëve për shkak lëndimeve të rënda janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.
Rreth asaj se si u lirua Kiçeec nga burgu, nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve thonë se ai ka shfrytëzuar 30 ditë pushim nga burgu për shkak të ekzaminimeve urgjente mjekësore.
“Me vendim të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, personi Zoran Mileski përdor një pushim prej 30 ditësh nga burgu për shkak të ekzaminimeve urgjente mjekësore. Koha e caktuar për ekzaminime mjekësore është nga 08.08.2021 deri më 08.09.2021, thonë nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksionev.
Mileski dënimin për rastin “Reket” po e vuan në burgun e Strugës. Nga atje thonë se ai tashmë ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit me burg dhe deri më 08.09.2021 duhet të kthehet në burg për të vuajtur dënimin.
Kujtojmë që Zoran Mileski – Kiçeec, në dhjetor të vitit 2019 e pranoi fajin për rastin “Reket” dhe u dënua me tre vjet burg. Gjithashtu për rastin “Reket” janë të dënuar edhe Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski.
