Nuk siguruan ulëse në Kuvend, PSD: Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam, por do të vazhdojmë

TË FUNDIT

Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka bërë reagimin e para pas rezultatit zgjedhor.

Anëtarja e kësaj partie, Natyra Kuçi, e cila ka pranuar rezultatin, por ka theksuar se partia do të vazhdojë veprimtarinë e saj politike.

“Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam. Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD-ja vazhdon”, ka deklaruar Kuçi./21Media