Është vënë nën kontroll zjarri që dje pasdite shpërtheu në malin tek fshatrat e Ohrit dhe nuk ka rrezik nga përfshirja e shtëpive. Po punohet në shuarjen e plotë të tij. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizave, Stojançe Angellov, gjatë ditës u shpreh se shpresojnë që zjarrin ta shuan shiu.
“Gjatë ditës së sotme, kemi vetëm një zjarr aktiv, që gjendet diku, në anën e majtë të rrugës nga Ohri në Resnjë. Diku rreth 850 metra lartësi. Lajmi i mirë është se filloi të bie shi dhe zjarri do të shuhet. Të gjithë mëngjesin kishte një betejë të vërtetë më zjarrin, që përhapej në tre drejtime, njëri drejtim u afrua rreth 800 metra afër fshatit, por atje zjarri u vendos nën kontroll. Drejtimi parë ishte shuar ndërsa drejtimi I tretë zbriti poshtë. Besoj që nëse shiu është I fortë do e shuajë të gjithë, nëse jo ekziston mundësia e përdorimit të avionëve.”- deklaroi Stojance Angelov, drejtor i “Qendrës së Menaxhimin të Krizave”.
Sa u përket kapaciteteve për tu përgjigjur në rast zjarresh, sidomos me aeroplanë, fajin për mungesën e “Ajr Traktorit” Angellov e hedh tek kompania e cila e po e rregullon aeroplanin.
“Kemi dy helikopterë të policisë nga të cilët momentalisht e përdorim vetëm një, i dytë për disa ditë do të jetë në përdorim sepse po bëhet servisim i rregullt. Kemi një “Air Tractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe sipas informacioneve të drejtorit, Bekim Maksuti, i dyti duhet të arrijë në çdo moment, problemi nuk është tek DMSh, problemi nuk është te shteti ynë, problemi është tek kompania e cila e servison këtë aeroplan dhe që sipas marrëveshjes obligohet që të njëjtin ta sjellë deri në Shkup”.- tha Stojance Angelov Drejtor i “Qendrës së Menaxhimin të Krizave”.
Angellov u shpreh se kapacitetet zjarrfikëse të vendit janë të kënaqshme.
Që të shmangen zjarret, nga Qendra për menaxhim me Kriza, apelojnë për kujdes, që të mos hidhen cigare nga vetura, sepse një zjarr i vogël mund të kalojë në katastrofë më të madhe.
