Një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu në një bllok shtëpish në Philadelphia, në shtetin amerikan Pennsylvania, ka lënë të vdekur 13 persona, thanë zyrtarët e zjarrfikësve, sipas raportimeve të mediave lokale.
Dy persona të tjerë mbeten në gjendje kritike, tha Philadelphia 10, një degë e televizionit lokal NBC.
Departamenti i Zjarrfikësve të Philadelphia-s tha në Twitter se iu përgjigj thirrjes për një zjarr në orën 6:40 të mëngjesit me kohën lokale (1140 GMT) dhe ishte në gjendje ta vinte zjarrin nën kontroll brenda 50 minutave.
Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë se zjarri është shuar.
