Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka njoftuar se ekipe të të Brigadës së Kundëzjarrit në Shkup, tashmë janë nisur për në Koçan për të ndihmuar shërbimet e atjeshme në shuarjen e zjarrit.
“Për momentin tre ekipe të Brigadës së Kundërzjarrit të Qytetit të Shkupit (15 zjarrfikës dhe 3 vetura) drejtohen që ndihmojnë qytetarët e Koçanit dhe do t’u vihen në dispozicion shërbimeve të atjeshme”, tha Shilegov, transmeton TV21.
LEXO EDHE:
- Të gjitha informacionet për zjarret aktive në Maqedoninë e Veriut
- Koçani nën flakë, zjarri kaplon malet
