Zjarr në fabrikën e Institutit për serum në Indi, prodhuesit më të madh të vaksinave në botë

TË FUNDIT

Zjarr i madh ka shpërthyer në fabrikën e Institutit për serum (SII) që është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, por zjarri nuk do të ndikojë në prodhimin e vaksinave për koronavirusin, transmetojnë mediat e atjeshme.

SII prodhon vaksinë të bërë nga Universiteti Oksford dhe “AstraZeneka” për tregun indian dhe disa vende tjera, ndërsa kompania poashtu përgatitet të bëjë vaksinën e zhvilluar nga kompania amerikane “Novavaks”.

Zjarrfikësit e qytetit perëndimor indian Pune, ku është selia e SII-së kanë deklaruar se në vendin e fatkeqësisë janë dërguar pesë automjete të zjarrfikësve.

Tani për tani nuk raportohet për viktima ose shkaqet që sollën deri te zjarri.