Zjarr në çatinë e një kazinoje. Tomevski apel: Jini të kujdesshëm me mjetet për ngrohje!

TË FUNDIT

Çatia e një kazinoje në Gjorçe Petrov këtë mëngjes u përfshi nga flakët. Për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit në kohë të shkurtër arritën ta lokalizojnë zjarrin duke parandaluar ndonjë fatkeqësi më të madhe. Komandanti i Njësisë Zjarrfikëse Territoriale të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski, tha se sipas informacioneve të para zjarri ka filluar nga kati i dytë i objektit, por shtoi se presin që hetimi të tregojë më saktë.

“Ajo që mund të themi për këtë zjarr është se e detektuam në pjesën e sipërme të çatisë ku u ballafaquam me temperaturë të lartë për shkak se çatia ishte nga alumini. Intervenuam shpejtë dhe për fat të mirë nuk kemi kolegë të lënduar për veç dëmit material në objekt. Karakteristika e këtij zjarri është se duhej ta ndanim në 3 sektorë. Pra hapësira e bodrumit ku kishte vendosur materiale që digjen shpejtë përkatësisht ngjyra. Është parandaluar shpërndarja e zjarrit në pjesën tjetër të objektit përkatësisht në objekt e tjera afër kazinosë”, tha Zvonko Tomevski, komandanti i Njësisë zjarrfikëse territoriale të qytetit të Shkupit.


Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrov, Aleksandar Stojkoski, tha se fatmirësisht shërbimet e zjarrfikëse kanë reaguar shpejtë dhe në kohë.

“Nga informacionet që mora nga shërbimet në terren nga stacioni policor në Gjorçe Petrov dhe nga njësitë zjarrfikëse që për fat të mirë janë në afërsi të vetë lokacionit të zjarrit nuk ka viktima me njerëz. Nga ajo që jam i informuar është se zjarri ka filluar nga çatia, ndërsa nuk bëhet fjalë për objekt komunal, por për privat”, tha Aleksandar Stojkoski, kryetar i komunës Gjorçe Petrov.

Edhe pse lodhja nga shuarja e zjarrit i vërehej në fytyrë, komandanti Tomevski apeloi qytetarët të kenë kujdes të shtuar me pajisjet për ngrohje.

“Do të doja të shfrytëzoja mundësinë që të ju uroj Vitin e Ri të gjithë qytetarëve të Shkupit dhe të gjithë vendit. Jini të kujdesshëm me mjetet për ngrohje”, tha Tomevski.

Zjarri shpërtheu në orën 10.30 të mëngjesit ndërsa në lokalizimin kanë marrë pjesë gjashtë automjete zjarrfikëse. Për shkak të zjarrit, komunikacioni në këtë pjesë të komunës u zhvillua me pengesa.